Njoftim për konsumatorët e Komunës së Kamenicës
NJOFTIM PËR KONSUMATORËT E KOMUNËS SË KAMENICËS
Të nderuar konsumatorë,
KRU “Hidromorava” Sh.A. ju njofton se, për shkak të një defekti teknik në Stacionin e Pompimit nr. 2, është zvogëluar kapaciteti i furnizimit me ujë nga ky stacion.
Si pasojë, konsumatorët në Berivojcë dhe në lagjet “Qendra” dhe “Iliria” mund të kenë herë pas here ndërprerje të furnizimit me ujë ose rënie të presionit në rrjet.
Për normalizimin e furnizimit me ujë do t’ju njoftojmë përmes faqes sonë zyrtare.
Për informata shtesë, na kontaktoni në numrin 044 983 093 – Njësia Kamenicë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
KRU “Hidromorava” Sh.A.
