DYLON

Njoftim për Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Njoftim për Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Avatar photo Redaksia

Nesër, duke filluar nga ora 12:00, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të hapet ekspozita kolektive e organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Arteve. Ekspozita ka për temë trashëgiminë kulturore dhe përmes pikturës pasqyrohen elemente të pasura të kulturës dhe historisë sonë.

Në ekspozitë do të mund të shihni:

EkoHigjiena

• Kostume tradicionale,

• Instrumente muzikore,

• Figura ilire,

• Kullat tradicionale shqiptare.

Përveç punimeve të studentëve, janë ekspozuar edhe krijimet artistike të nxënësve nga komunitetet jo shumicë që jetojnë në Kosovë, duke ofruar një pamje të larmishme të bashkëjetesës kulturore. Kuratori i ekspozitës është Ilir Muharremi.

Ju mirëpresim të merrni pjesë dhe të shijoni këtë përvojë artistike dhe kulturore! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.