DYLON

Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugës në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, gjegjësisht te “Baja e Dobërqanit”

Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugës në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, gjegjësisht te “Baja e Dobërqanit”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Gjilan  – NJOFTIM

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion se me datën 05.10.2025, në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, gjegjësisht tek “Baja e Dobërqanit”, do të zhvillohen disa punë në këtë pjesë të rrugës.

EkoHigjiena

Për këtë arsye, nga ora 10:00 deri në ora 11:00, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar dhe nuk do të mund të shfrytëzohet për qarkullim.

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat e krijuara, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, duke i udhëzuar që gjatë këtij intervali kohor të përdorin rrugët alternative:

Qytetarët që qarkullojnë në këtë aks mundë të shfrytëzojnë përmes fshatit Përlepnicë – rruga që shpie tek “Vali Ranch” – Ropotovë – Kamenicë dhe anasjelltas.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.