DYLON

Njoftim nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan

Njoftim nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Të nderuar besimtarë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ju njofton për shkak të respektimit të masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për mbajtjen e distancës në xhami dhe duke pritur numrin e madh të xhematlijve, kemi vendosur që nesër xhumaja do të falet dy herë në dy xhamitë në Gjilan në Xhaminë e Madhe dhe në Xhaminë Atik.

Ju njoftojmë se falja e namazit të xhumasë do të bëhet me kohë ndërkaq Xhumaja e dytë do të falet prej orës 14.00.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e këshillave të ndërmarra nga institucionet tona shtetërore që duhet të respektohen dhe nga Bashkësia Islame, imamët dhe xhemati në xhami.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.