DYLON

Njoftim nga IHMK për ndryshimet e lehta të situatës meteorologjike

Njoftim nga IHMK për ndryshimet e lehta të situatës meteorologjike
Avatar photo Redaksia

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Në fushat barike dhe termike janë vërejtur ndryshime të vogla, të cilat kanë ndikuar që dita e enjte dhe ajo e premte të paraqiten me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Sipas imazheve të fundit satelitore, pritet një zhvillim i lehtë i vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

EkoHigjiena

E enjte:

Pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 10°C dhe 13°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim.

E premte:

Parashihet mot i vranët gjatë gjithë ditës. Vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. Do të fryjë erë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.