DYLON

Njoftim nga Hidromorava për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë

Njoftim nga Hidromorava për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM

Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë – Viti

EkoHigjiena

MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE – VETËM PËR NEVOJA SANITARE

Data: 27 korrik 2026

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara, uji nga rrjeti i ujësjellësit nuk duhet të përdoret për pije deri në njoftimin e radhës.

Uji mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare.

Ekipet laboratorike janë duke kryer analiza kimiko-fizike të vazhdueshme. Sapo rezultatet të konfirmojnë se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara për konsum, do t’ju njoftojmë menjëherë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan

044 983 087 S

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.