DYLON

Njoftim Mortor: Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së

Njoftim Mortor: Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së
Avatar photo Redaksia

Njoftim Mortor – ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Gjilan QKMF 

EkoHigjiena

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan me dhimbje të thellë njofton ndarjen nga jeta të znj. Lutfije Ilijazi, ish-Kryeinfermiere e këtij institucioni, e cila për më shumë se 43 vite i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të madhe qytetarëve të komunës sonë.

Znj. Ilijazi ishte figurë e respektuar e infermierisë gjilanase, e njohur për humanizmin, urtësinë dhe përkushtimin e pashoq ndaj pacientëve dhe kolegëve.

Me punën e saj të ndershme dhe sjelljen shembullore, ajo la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

Pusho në paqe, znj. Lutfije ,kujtimi dhe kontributi juaj do të mbeten përjetësisht pjesë e historisë së infermierisë gjilanase.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.