DYLON

Njoftim me rëndësi për qytetarët jashtë vendit

Njoftim me rëndësi për qytetarët jashtë vendit
Avatar photo Redaksia

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbetur jashtë kufijve shtetëror të Republikës dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë tutje jashtë, duhet të kontaktojnë ambasadat tona përgjatë 48 orëve të ardhshme.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të lejojë – në mundësitë që ekzistojnë – kthimin e organizuar për rastet e evidentuara nga ambasadat tona. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qëndrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të dhënë.

Kujdesi për qytetarët tanë të ngujuar jashtë – në mënyrë të përgjegjshme, të organizuar dhe pa rrezikuar shëndetin publik në Kosovë – është obligim i institucioneve tona. Secili shtetas i yni ndërsa, që nuk ka urgjencë, mund të zgjasë afatin e qëndrimit jashtë. Sërish, për këtë luten t’i drejtohen ambasadave tona jashtë.

EkoHigjiena

Lumir Abdixhiku, MIA
Glauk Konjufca, MPJD
Arben Vitia, MSH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.