DYLON

Njoftim me rëndësi – Lokacioni: Koretin, Kamenicë

Njoftim me rëndësi – Lokacioni: Koretin, Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Njoftim me rëndësi

? Lokacioni: Koretin, Kamenicë

EkoHigjiena

Të nderuar konsumatorë,

Për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe mungesës së ujit në burimet natyrore të fshatit Koretin, ka filluar të paraqitet turbullirë në puse, e cila mund të reflektohet herë pas here edhe në rrjetin e furnizimit me ujë.

Ekipet tona teknike dhe laboratorike janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim që të parandalojnë dhe zgjidhin këto probleme sa më shpejt.

Ju ftojmë që të bëni kujdes me shpenzimin e ujit, pasi rezervat janë në rënie për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike, temperaturave të larta dhe kërkesës së shtuar për ujë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

/KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan/