DYLON

Njoftim i Komunës për bllokimin e përkohshëm të rrugës “Idriz Seferi” më 25 maj 2025

Njoftim i Komunës për bllokimin e përkohshëm të rrugës “Idriz Seferi” më 25 maj 2025
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM ZYRTAR – Për bllokimin e përkohshëm të rrugës “Idriz Seferi” më 25 maj 2025

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se, për shkak të organizimit të manifestimit dhe koncertit festiv nga Klubi Futbollistik FC DRITA, me rastin e shpalljes kampion në Superligën e Kosovës, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i rrugës “Idriz Seferi”, konkretisht nga rrethi para Teatrit të Qytetit deri te rrethi afër furrës Qoqaj.

EkoHigjiena

Bllokimi i rrugës do të jetë në fuqi më 25 maj 2025, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 24:00.

Ftojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj dite të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje dhe t’u përshtaten ndryshimeve të përkohshme në qarkullim.

Policia e Kosovës do të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës për të asistuar dhe garantuar mbarëvajtjen e manifestimit, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

Faleminderit për mirëkuptim!

Komuna e Gjilanit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.