Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Kamenicë, bashkë me “Avokatin e Popullit” kanë mbajtur një takim, me aktivitetin “Ditë e hapur me qytetarët”, takim ky që mbahet një herë në muaj.
Në këtë takim është diskutuar rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut, dhe problemeve të ndryshme që i hasin qytetarët.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati tha se gjatë këtij takimi, ka pasur edhe ankesa të ndryshme nga qytetarët.
“Gjatë kësaj pati edhe qytetar që u ankuan për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat ankesa u shqyrtuan në mënyrë profesionale nga zyrtarët”, u shpreh ajo.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zyrtari ligjor i Institucioni të Avokatit të Popullit (IAP), Shemsedin Mustafa dhe Përgjegjësja e Shërbimeve sociale (QPS) Kimete Kryeziu.