DYLON

NJKDNJ mbajti programin kulturoro-artistik me fëmijët me nevoja të veçanta

NJKDNJ mbajti programin kulturoro-artistik me fëmijët me nevoja të veçanta
Avatar photo Redaksia

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me psikologen Arijeta Agaj dhe mësimdhënësit Belgizare Kryeziu, Afërdita Bislimi-Kallaba dhe Besim Kryeziu kanë organizuar program kulturoro artistik me moton, “Edhe ne jemi këtu për të festuar”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ishte poashtu i pranishëm në këtë aktivitet, tha se do t’u ofroj gjithmonë mbështetje të gjithë fëmijëve pa dallime.

“Fëmijët janë pasuria e çdo vendi dhe ne si shoqëri duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë. Buzëqeshja e këtyre fëmijëve na bënë të shpresojmë dhe të harrojmë me problemet të cilat ballafaqohemi çdo ditë”, tha ai.

EkoHigjiena

Ndërkaq koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati dhe psikologia Arijeta Agaj, thanë se janë të lumtura që të gjithë akterët kanë bashkëpunuar për këtë aktivitet. Ato gjithashtu, falënderuan kryetarin Kastrati, fëmijët e prindërve, tre mësimdhënësit që ishin pjesë e këtij organizimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.