DYLON

Njihuni me pyllin artistik, skulptura nga druri gjithandej

Avatar photo Elife Sherifi

Në vitin 1978 një zjarr shkatërrues përfshiu malin Piltriquitron të Argjentinës, duke djegur një pjesë të tërë të pyjeve 1,400 metra mbi nivelin e detit.

Një grup artistësh vendas vendosën të sjellin një jetë të re në pyll, duke kthyer eshtrat e djegura të pemëve në vepra të vërteta arti dhe duke e shndërruar atë nga një vend të trishtë dhe thuajse nga një fatkeqësi natyrore në një atraksion të vërtetë për turistët nga anë e mbanë botes dhe jo vetëm për vendasit.

EkoHigjiena

Në këtë mënyrë këta artistë nuk bënë gjë tjetër, veçse rikthyen jetën plotësisht në këto pyje permes artit.

Disa banorë vendas tregojnë se ishte një ndjesi e mrekullueshme për ta të shikonin një mori skulptorësh dhe artistësh të gjithë të mbledhur së bashku që vazhdimisht punonin dhe skalisnin drurët e djegur të këtyre pyjeve.

U bënë në total 6 takime me skulptorë dhe më në fund punimet përfunduan duke krijuar një ambient vërtetë frymëzues për të gjithë vizitorët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.