(2L ONLINE) – Pelasgët janë një popull i lashtë para historik që lidhet me shumë legjenda të lashta si dhe përmendet nga shkollarë/dijetarë antik! Si Homeri, Herodoti, Tukididi….e sipas tyre ata jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
Por edhe nga studiues të mëvonshëm të shekullit 19 e më herët si Hahni e të tjerë si dhe të kohëve moderne që nga fillim vitet e shekullit 20 si Nicolae Densusianu (1913) e ma vonë deri ne ditet e sotme, ku ka të tillë që pelasget paraqesin si popull i madh që ka banua pjesë të mëdha të Evropës së sotme duke përfshirë edhe Azinë e Vogël së bashku me hapësira të lindjes së mesme e te afërt që lidhin me sumerët e pelestët (qe dikush i quan paraardhësit e palestinezëve të sotëm) e gjerë ne Egjipt e Libinë e sotme!
Por më e rëndësishmja për ne është se shumë nga shkollarët e mëhershëm (sidomos ata gjermanofon si Ernst Von Lasaulx, Johann Georg von Hahn linguist austrian etj ) si dhe ma të rinj (A.J. Van Windekens, Dhaskal Todhri) si dhe një plejadë e shkollareve shqiptarë mëtojnë të nxjerrin në pah lidhjen e lashte gjenetike e gjuhësore pelasgo-Ilire-Shqiptare si: Spiro Konda, Dhimiter Pilika, Arif Mati (Aref Mathieu) Luftulla Peza, së bashku me gruan e tij, Liliana Peza……’Dhe shih arsyen dhe do themi se kjo tezë e hedhur që nga më herët është e arsyeshme dhe mund të jetë e drejtë.
Është fjala këtu për toponimet e ndryshme, emrat e qyteteve,viseve etj por edhe emrat e maleve, lumenjve,të fiseve, etj. Kurse në trajtën e shkruar mund të gjenden në mbishkrimet e vjetra. Ka mjaft toponime që gjenden në rajon e që nuk kanë rrënjë as greke e as indo-evropiane e që përmban vlera bashkëtingëllore siç janë –
“-nth-” (e.g., Corinth, Probalinthos, Zakynthos, Amarynthos), ose ekuivalentja e saj “-ns-” (e.g., Tiryns), janë gjëra qe i njeh edhe gjuha jonë si psh; zogu i vogëlth, e qëlloi mu në tëmth….si dhe forma ay ishte tirons etj!
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është studimi profesional linguistik e as arkeologjik e historik por vetëm sensibilizues për një çështje që mund të ketë implikim edhe në të sotmen tonë gjenealogjike! Por, edhe me një shkrim i cili mund të jetë themeli i shumë shkrimeve të civilizimeve te mëdha pasuese evropiane e më gjerë!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/