DYLON

Njësitet policore në veri të vendit konfiskojnë 84 paketime të kafesë, të cilat transportoheshin pa dokumente

Njësitet policore në veri të vendit konfiskojnë 84 paketime të kafesë, të cilat transportoheshin pa dokumente
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.

Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur (51) paketime me nga 1 kilogram kafe dhe (33) paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte.

EkoHigjiena

Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.