DYLON

Njësitet e trafikut rajonal në Gjilan po vazhdojnë me implementimin e Planit operativ “Siguria në trafik 2021”

Njësitet e trafikut rajonal në Gjilan po vazhdojnë me implementimin e Planit operativ “Siguria në trafik 2021”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”, sot me 26 korrik 2021 në orët e paradites kanë vazhduar me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan- Kamenicë, punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot kryesisht është punuar në identifikimin e kundërvajtësve që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes, kryesisht “tejkalimi në vijë të plotë”, “tejkalimi i kolonës së disa veturave”, “mos përdorimi i rripit të sigurisë”,  “përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit”.

EkoHigjiena

Sipas Hashanit, vlen të ceket se vetëm gjatë vikendit janë shqiptuar gjithsej 240 gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e tetë (8) patentshoferëve në raste të kundërvajtjeve të ndryshme si “tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut”, etj.

“Policia e Kosovës njësitet e Trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit dhe gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”, ka thënë zëdhënësi Hashani.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.