DYLON

Njësitet e Policisë në Komunitet në Livoç të Epërm në takim të përbashkët me Këshillin Lokal për Siguri Publike

Njësitet e Policisë në Komunitet në Livoç të Epërm në takim të përbashkët me Këshillin Lokal për Siguri Publike
Avatar photo Redaksia

Në objektin e shkollës fillore të fshatit Livoç i Epërm është mbajt takimi me Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP LIvoç i Epërm).

Në takim ishin të pranishëm kryetari I KLSP – së, Ramadan Kurteshi si dhe anëtarët të cilët e përbëjnë këtë komitet nga komuniteti shqiptar dhe komuniteti serb, po ashtu në takim ka marrë pjesë edhe kryeimami I xhamisë së këtij fshati.

EkoHigjiena

Në takim janë diskutuar  tema të cilat kryesisht kishin të bëjnë me gjendjen e sigurisë , me theks të veçantë “Parandalimi dhe Identifikimi i hershëm i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm”.

Gjendja e Sigurisë në fshat ,në mënyrë unanime është vlerësua e mirë.

Nga ana e njësitit policia në komunitet të pranishmit janë njoftuar  lidhur me “Konkursin i cili pritet të hapet për punësim në Policinë e Kosovës ku dhe është kërkuar bashkëpunim në njoftimin dhe inkurajimin e të rinjve për të aplikuar”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.