Njësitë policore kanë kryer bastisje në dy lokacione, gjejnë ndër tjerash marihuanë dhe fara të kanabis sativafotoilustrim

Njësitë policore kanë kryer bastisje në dy lokacione, gjejnë ndër tjerash marihuanë dhe fara të kanabis sativa

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, njësitet policore kanë hasur në dy persona, meshkuj kosovarë, te të cilët gjatë kontrollit, te njëri është gjetur një cigare e dyshuar narkotike, ndërsa te tjetri një thikë.

Njësitë policore kanë kryer bastisje në dy lokacionet e të dyshuarve, ku kanë hasur te i dyshuari i parë: një qese plasmasti me substancë narkotike marihuanë, me peshë 10.7 gramë. Një qese plasmasti në fara me peshë prej 3.4 gramë, dy grinderë, 6 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë të gjatë të gjuetisë dhe një thikë.

Ndërsa te personi i dytë janë gjetur dhe janë konfiskuar një qese plasmasti me fara të kanabis sativa me peshë 43.3 gramë dhe një grinder.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

KOMENTE