• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Policia

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan apelon për kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion

Redaksia 2LONLINE 13 Qershor, 2022 3 min
 Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan apelon për kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor nëpër të gjitha rrugët e rajonit të Gjilanit.

Njësitet përkatëse të komunikacionit rrugor sot kanë vazhduar  me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si: “Siguria në trafikun rrugor”, ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”, ku përveç kontrolleve me radarë, kanë pas kontrolle të shtuara edhe përmes “Dronit zyrtar”. Me këtë rast janë identifikuar  vozitës të automjeteve që në mënyra të ndryshme kanë bërë veprime në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugorë.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në komunikacion dhe për të qenë kontribuues në parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.

Për të gjithë ata pjesëmarrës në komunikacion të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave do të ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi dhe toleranca do të jetë zero.

Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kenë shtrirje me të gjerë në të gjitha rrugët e rajonit të Gjilanit por edhe brenda qyteteve. /2LONLINE/

Etiketa:aksidente aktuale Gjilan Komunikacionit Rrugor Policia e Kosoves
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com