DYLON

Njësia për Rini mirënjohje për më të mirët e vitit në disa kategori

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjilanit me 15 qershor 2016, Njësia e Rinisë shënon këtë ditë me dhënien e mirënjohjeve në pesë kategori si: Organizatën më aktive, Aktivitetin më të mirë, Studenti i dalluar, Nxënësi i dalluar dhe Vullnetarin e Vitit.

Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini, ka bërë të ditur se këto mirënjohje ndahen për individë ose organizata që e kanë shënuar vitin 2015 me rezultate të cilat kanë ndikuar në performancën dhe imazhin e qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

‘Ftohen të gjithë të rinjtë dhe organizatat rinore që të mërkurën me 15 qershor, në ora 13:00, të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili mbahet në objektin e Shtëpisë së Rinisë në Gjilan”, thotë Mustafa. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.