DYLON

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – Veri ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – Veri ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës respektivisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – Veri ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku me datën 05.12.2025 rreth orës 10:40 në fshatin Joshanicë-KK. Leposaviq, afër vijës kufitare me Serbinë, është ndaluar një furgon i dyshuar me targa të Serbisë.

Në automjet janë gjetur të ngarkuara 62 copë thasë të mbushura me kafe, në sasi rreth 3600 kilogram, kjo sasi e mallit/kafes dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor përkatës për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.