DYLON

“Njeriu prej jastëku” vjen premierë në skenën e Teatrit të Gjilanit

“Njeriu prej jastëku” vjen premierë në skenën e Teatrit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Njeriu prej jastëku” nga Martin McDonagh, vjen sonte premierë në skenën e Teatrit të Gjilanit.

Projekt individual me regji të Blend Arifit, i mbështetur nga Ministria e Kulturës.

EkoHigjiena

Një shfaqje që sfidon mendjen dhe emocionet, duke ju vendosur përballë pyetjeve të rënda mbi artin, lirinë dhe përgjegjësinë.

Luajnë: Safete Mustafa Baftiu, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Blendi Arifi

Premiera: E hënë, 29 shtator – 20:00

Repriza e parë: E martë, 30 shtator – 20:00

Për shfaqjen:

Një shkrimtare merret në pyetje nga policia për tregimet e saj makabre. ‘Njeriu prej jastëku’ është një udhëtim i errët, i trishtë e njëkohësisht i mbushur me humor të zi, mbi fuqinë e tregimeve dhe çmimin që duhet paguar si pasojë e imagjinatës se një artisti.

A është arti përgjegjës për dhunën që ndodh në jetë?

Shfaqja lejohet vetëm për moshat 16+

Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Qytetit – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.