DYLON

Njehsori “hajn” i KEDS-it!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shpend Nuhiu, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka thënë se vjedhjen përmes njehsorët të rrymës askush nuk po e pengon dhe kjo është shumë shqetësuese.

Ai tha se edhe pse është konstatuar se njehsorët e rrymës elektrike nuk po e masin rrymën mirë, pra po e dëmtojnë konsumatorin, në Gjilan dhe gjithandej nëpër Kosovë, KEDS-i po i instalon me të madhe këta njehsor që po i “vjedhin” konsumatorët.

EkoHigjiena

Nuhiu tha se institucionet e këtij vendi. menjëherë pas konstatimit të hajnisë është dashur së paku ta ndalin këtë dukuri të dëmshme dhe të dënueshme dhe të ndërmarrin masa konfrom dispozitave ligjore e jo të bëjnë sehir.

“Qytetarët dhe kompanitë që e paguajnë rrymën rregullisht, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që ta pengoj dhe ndaloj menjëherë vendosjen e njehsorëve të ri dhe ta detyrojnë kompaninë t’i heq nga përdorimi këta njehsorëve që hapur i vjedhin konsumatorët e ndërgjegjshëm”, ka thënë Shpend Nuhiu, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.