DYLON

Një zyrtar policor lëndohet derisa po tentonte të shuante një zjarr fushor në Gregjenik

Një zyrtar policor lëndohet derisa po tentonte të shuante një zjarr fushor në Gregjenik
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se një zyrtar policor është lënduar derisa po tentonte të shuante një zjarr fushor në Gregjenik të Kamenicës.

“Raportohet për një zjarr fushor ku në përpjekje për ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar viktima  m/k ,zyrtar policor.  Ai ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

EkoHigjiena

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i zjarrfikëseve që ka arritur të lokalizojë zjarrin.

Rasti nën hetime.  /2LONLINE/