DYLON

Një vrasje ka ndodhur në Kllokot gjatë orëve të mbrëmjes !

Avatar photo Redaksia

Sonte rreth orës 20:30 minuta në Kllokot, ka ndodhur një vrasje, motivet e së cilës nuk dihen ende. Burime të VitiaLive bëjnë të ditur se është gjetur një person i vrarë në qendër të Kllokotit, respektivisht përballë Qendrës Tregtare “Rera Com”, ndërkohë dyshimet janë se mund të jetë vetëvrasje. Përderisa nuk dihet identiteti i viktimës, pasi që policia nuk ka dhënë hollësi rreth këtij rasti, po sipas burimeve tona, i vrari mund të jetë i moshës rreth 40 vjeçar, qytetar nga komuna e Gjilanit. Viktima dyshohet të ketë qenë në lëvizje me veturën e tij Mercedes dhe të jetë ndalur aty në Kllokot në vendin ku edhe është gjetur i vdekur. Trupi i viktimës është marr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për autopsi në Prishtinë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.