DYLON

Një vlerësim i drejtë dhe profesional ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim

Një vlerësim i drejtë dhe profesional ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, së bashku me stafin e tij, zhvilloi një takim me zyrtarët e Inspektoratit të Arsimit, dega në Gjilan.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e një procesi të mirëfilltë dhe të strukturuar të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, si dhe për fuqizimin e mekanizmave të vlerësimit të brendshëm në shkolla.

EkoHigjiena

Palët u dakorduan se një vlerësim i drejtë dhe profesional ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim, përmirësimin e rezultateve të nxënësve dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit institucional për ngritjen e standardeve në sistemin arsimor”, ka thënë drejtori Klaiqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.