Sot një vit, në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë është arritur marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Brukseli. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur marrëveshjen të mirë për Kosovën, me të cilën, sipas tij, Kosovës do t’i hapen rrugët për anëtarësim në OKB.