DYLON

Një veture i vihet zjarri në Leposaviq, Policia e Kosovës reagon në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime intensive

Një veture i vihet zjarri në Leposaviq, Policia e Kosovës reagon në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime intensive
Avatar photo Redaksia

Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur. Menjëherë njësitet kompetente policore , përfshirë hetuesinë ju kanë përgjigjur informatës dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.

Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq.

EkoHigjiena

Në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën.

Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të t ‘cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.