DYLON

Një veprim që bëhet çdo ditë, dëmton shëndetin

Avatar photo Redaksia

Puna dëmton seriozisht shëndetin. Nëse punoni shumë orë për vite me radhë, dijeni se jeni të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, problemet e zemrës dhe çrregullime psikologjike.

Të paktën kështu shprehet studiuesi shkencor Andrew Smart, autor i librit “Auto-Pilot, the art and science of doing nothing”, i cili është i bindur se është më mirë të mos bëhet asgjë, pasi në këtë mënyrë truri është më krijues dhe punon më shumë me emocionet.

EkoHigjiena

Nuk bëhet fjalë vetëm për gjumin, por edhe thjesht duke qëndruar shtrirë me sytë në tavan.

Studiuesi amerikan thotë se kur truri nuk është i përfshirë në punë atëherë ai ndez “pilotin automatik” dhe ka krijimtari të lartë, duke analizuar fakte dhe ide që nuk i kishte më parë.

Smart thotë gjithashtu se kush punon shumë rrezikon me 40% të pësojë atak në zemër. Ndaj ai thekson se është e domosdoshme që të reduktohen orët e punës, duke i evituar trurit tonë ngarkesat e tepërta dhe stresin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.