DYLON

Një tjetër sukses i arritur nga Qendra për Studime Universitare

Një tjetër sukses i arritur nga Qendra për Studime Universitare
Avatar photo Redaksia

Një tjetër sukses i arritur nga Qendra për Studime Universitare në rrugën drejt promovimit si një institucion akademik ushtarak me standarde ndërkombëtare, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në Qendrën për Studime Universitare u mbajt Java Ndërkombëtare e Kadetëve, një ngjarje e veçantë që bashkoi kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake si Akademia “West Point” dhe Norwich University nga SHBA, Royal Military College Saint-Jean nga Kanada, Akademia e Forcave të Armatosur nga Shqipëria dhe Akademia Ushtarake nga Maqedonia e Veriut për një javë plotë aktivitete.

EkoHigjiena

Përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe aktiviteteve të përbashkëta, pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin nga afër sistemin arsimor ushtarak të QSU-së dhe të ndajnë përvojat e tyre me kolegë ndërkombëtarë.

Moto e KOMQSU, Major Mimoza Budeci për “Javë Ndërkombëtare 2025”, ishte “Frymëzojmë Udhëheqim Shërbejmë”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.