DYLON

Një tjetër gurthemeli në karrierën time akademike, profesionale dhe institucionale!

Një tjetër gurthemeli në karrierën time akademike, profesionale dhe institucionale!
Avatar photo Redaksia

Dr. Bajram R. Hasani

Me kënaqësi ju prezantoj librin tim më të ri: “Manaxhimi dhe Marketingu Bankar (Rasti i Kosovës)”

EkoHigjiena

Ky libër është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe përmbledh përvojën time të thelluar si:

• Me përvojë të madhe në sektorin bankar,

• Sipërmarrës dhe menaxhues biznesi privat,

• Mësimdhënës në arsimin e lartë,

• Studiues dhe autor i literaturës universitare,

• Si dhe drejtues institucional, në kohën kur kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.

Ky botim synon të japë një kontribut konkret dhe të qëndrueshëm në literaturën shqipe në fushën e menaxhimit dhe marketingut bankar, duke shërbyer si udhëzues teorik dhe praktik për studentë, studiues, profesionistë të sektorit bankar dhe vendimmarrës institucionalë.

Një falënderim i veçantë shkon për recensentët e librit, figura të njohura të akademisë shqiptare:

• Prof. Dr. Liljana Elmazi, Universiteti i Tiranës

• Prof. Dr. Elvina Bazini, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

• Prof. as. Dr. Ledina Aljolli, Dekane në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”

Mbështetja dhe vlerësimi i tyre profesional kanë qenë thelbësor për cilësinë shkencore dhe akademike të këtij botimi.

Libri është botuar në Tiranë nga shtëpia botuese “Shpresa Print”, me ISBN 978-9928-810-70-0, dhe tashmë është i qasshëm për të gjithë të interesuarit.

Ai është i hapur për lexues që dëshirojnë të thellohen në sfidat dhe mundësitë e menaxhimit dhe marketingut bankar.

Faleminderit për përkrahjen dhe besimin në çdo hap të rrugëtimit tim! /2LONLINE/