DYLON

Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores

Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores
Avatar photo Redaksia

Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Një super takim me gratë gjilanase,

Jemi bashkë në një organizim tjetër të veçantë me gratë e fuqishme të Gjilanit të cilat janë promotori dhe shtylla kryesore e zhvillimit të familjes, shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve tona.

Qeverisja jonë e ardhshme do t’i kushtojë vend dhe trajtim të veçantë grave në bashkëqeverisje, duke ia dhënë trajtimin dhe përfaqësimin e merituar.

Zëri i tyre është i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë të përbashkët drejt fitores për Gjilanin e ri.

Faleminderit për ftesën, për bisedën konstruktive dhe për besimin që po na e jepni.

Gjithashtu, faleminderit nga zemra prof. Afërdita Balaj, kandidate për Kuvendin Komunal nga lista jonë fituese për organizimin e këtij takimi mbresëlënës, ku ndam ide, vizione dhe plane konkrete për të ardhmen e qytetit tonë.

Me këtë besim të palëkundur që na dhanë gratë gjilanase, jam i bindur se më 12 tetor, bashkë me secilën nga to, do ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë sonë, kapitullin e fitores për jetësimin e projektit për Gjilanin e ri.

Ndërkohë, ju pres në tubimin madhështor në fshatin Zhegër, më 23 shtator e marte nga ora 19:00.

Shihemi bashkë në fitore, e punojmë bashkë për bashkëqeverisje!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.