Një storie e shkurtër personale e një realiteti të hidhur!

Një storie e shkurtër personale e një realiteti të hidhur!

Për t’iu dhënë sado pak kurajo të qëndroni ne shtëpi, po ndaj me ju një nga shumë sfidat që unë dhe shumë kolegë të mi paqeruajtës jemi përballur dhe vazhdojmë te përballemi dhe prapë qëndrojmë stoik në rrugën tonë për një botë më të mirë e paqësore!

Shkruan: Arsim Shala, zyrtar në OKB

! Ishte viti 2014 kur nga misioni ne Haiti u transferova në Bangui ( Republika Afrikës Qëndrore), për të ndihmuar hapjen e misionit të OKB’së. Sapo arrita në Bangui vërejta se ishte erë lufte, plagët ishin ende të hapura, urrejtja e mllefi mbretëronte gjithandej, nuk kishte lëvizje nëpër qytet, ende mbretëronte gjendje lufte.

Pasi u akomodova me një apartament me kushte shumë bazike fillova punën. Por për fat të keq, pas dy dite gjendja u keqësua, aeroporti u mbyll, krismat e vrasjet gjithandej, dhe ne stafi civil u urdhëruam të qëndrojmë mbyllur në shtëpi.

Nuk isha i përgatitur as me ushqime, as me ujë të pijshëm për një situatë të tillë, qëndrova i izoluar me frikë dhe me kushte minimale për 27 ditë, por kurajon dhe inspirimin për një ditë më të mirë nuk e humba asnjë moment, edhe njëherë i mbijetova një izolimi të tillë dhe ia dola.

Ky ishte vetëm njeri nga shumë raste që ballafaqohemi çdo herë, e edhe tash kur rrimë mbyllur e pa familje e ndoshta me gjëra minimale për jetesë.

Prandaj mos gjeni arsyetime, i vetmi shpëtim është RRI NË SHPI dhe zbato urdhrat e ekspertëve mjekësorë e zyrtarë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE