/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në një informatë të tyre ka bërë me dije se në fshatin Busovatë të Kamenicë, një stallë me ushqim të bagëtive pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 5000€ nuk ka të lënduar, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/