Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, në një banesë, është gjetur pa shenja jete një shtetas i huaj. Në vendngjarje kanë dalë prokurori, njësiti policor dhe emergjenca, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Raporti i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Gjilan 15.03.2021 -11:20. Është raportuar se në një banesë është viktima mashkull, shtetas i huaj, pa shenja jete . Në vend ngjarje kanë dalur prokurori ,njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.