/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë t ditur se në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave janë në kërkim të personave të kërkuar dhe në ktë vazhdë në Novobërdë në dy raste të ndara janë arrestuar personat e kërkuara një shqiptar dhe një serb.
Në Novobërdë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa po të njëjtën ditë vetëm katrë orë më pas po në Novobërdë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/