/2L ONLINE/ – Një rast i pazakontë është shënuar në raportin policor lidhur me rastet e raportuara brenda 24-orëshit. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLOINE, se Policia e Kosovës nê Gjilan, ka pranuar një thirrje telefonike dhe më pastaj, është kontaktuar fillimisht ankuesja – femër shqiptare, shtetase e Kosovës, banore në këtë fshat, e cila ka raportuar se iu ka thyer shtëpia e saj dhe iu kanë vjedhur:
1. Një Pushkë automatike AK-47 prodhim Kinez,
2. Dy Karikatorë të kësaj arme me 30 Fishekë,
3. Një Pistoletë TT me 1 Karikator dhe 9 Fishekë,
4. Një Pistoletë SMITH WESSIUN prodhim amerikan me 2 Karikatorë të zbrazur. dhe një
5. Një Pistoletë Kimik prodhim Gjerman.
Pas këtij deklarimi policia ka kontrolluar shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të tē dyshuarës dhe nê vend-ngjarje janë gjetur 9 Fishek Kalibrit të ndryshëm.
“Sipas deklarimit tani të dyshuares ky arsenal armësh që i ka poseduar deri nê kohën kur ju kzn vjedhur i përkiste burrit të saj tash e shtatë vite të ndjerë. Për rastin në fjalë kemi kontaktuar Prokurorin për krime të Rënda, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, gjersa nga e dyshuara A. H. , të konfiskohet pasaporta, pasi që e njëjta jeton në Zvicër. Rasti kualifikohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll e paautorizuar tê armeve”, dhe është duke u hetuar”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/