DYLON

Një qasje e shkurtë përkujtuese për Profesor Dr. Muhamet Tërnavën

Një qasje e shkurtë përkujtuese për Profesor Dr. Muhamet Tërnavën
Avatar photo Redaksia

Shkrimi përkujtues i profesoreshë Sadete Muhamet Tërnava, më zgjoi kërshërinë për një qasje të shkurtë përkujtuese për Profesor Dr. Muhamet Tërnavën. Një trajtim i tillë i përmbledhur i bën nder studiuesit e atdhetarit të devotshëm Dr.Muhamet Tërnava, si prind, si njeri, si atdhetar, si studiues “par exelans”.

Shkruan: Mehmetali Rexhepi

Do të duhej të kishim shkrime të shumta, të gjithanshme, madje shteruese për studimet e Prof. Dr. Muhamet Tërnavës. Besoj, se do të vetëdijesohemi të dimë t`i çmojmë figurat e personalitet e tilla, si për kontributin e tij për dijen analitike e sintetike të historisë, si për guximin e nxjerrjes në pah të së vërtetës për vazhdimësinë pellazge-ilire, arbërore-shqiptare në këto treva të Ilirisë, të emërtuara për qëllime politike Ballkan.

Çështje më vete është figura atdhetare dhe njerëzore, një model për brezat e tashëm e të ardhshëm. Kaherë kam dëgjuar për studiuesin, por edhe të përndjekurin Prof. Dr. Muhamet Tërnava. Aq sa emri i Tij, për mua, ishte shndërruar në një legjendë adhurimi e respekti, ndonëse asnjëherë nuk e kam takuar.

EkoHigjiena

Kam besim të plotë se brezat e studiuesve të rinj, do t`i qasen trashëgimisë shkencore të Dr. Tërnavës, duke ndjekur hullitë e thella dhe farës së shëndosh që mbolli ai.

Po ashtu, ndoshta edhe njerëzit që lypin votën e popullit, do të kujtohen ta nderojnë, ashtu siç e meriton një studiues i klasit të parë, Profesor Dr. Muhamet Tërnava.

Si duket nuk po dimë dhe nuk po duam t`i nderojmë personalitet tona, ngase përpara madhështisë tyre ndjehemi tejet inferiorë!

Qoftë i praruar dhe dritë pastë jeta dhe vepra e Profesor Dr. Muhamet Tërnavës! Figura sikurse kjo janë pasuria e intelektit tonë kombëtar!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.