(2L ONLINE) – Kushdo që mendon se Demokracia si sistem social-politik është e përkryer, gabon. Fakti se e njëjta, rezonuar me mendje kritike, konsiderohet forma më e mirë e realizimit të jetës sociale, nuk nënkupton faktin se ajo nuk ka të meta.
Shkruan: Sami HALITI
Natyrisht, të kuptuarit substancial të Demokracisë, nënkupton një qasje kritike ndaj proceseve të cilat ndodhin, gjë që shpie në konceptin e pranimit të faktit se Demokracia si koncept mbi shoqërinë nuk mundë të jetë diçka statike, pra , ajo si e tillë është një formë shoqërore e organizimit social ku dominon procesualiteti. Kur kjo ngjanë, të metat dalin në pah, prandaj si pasojë kemi shkuarjen drejt gjetjes së formave të reja, më funksionale dhe më përmbajtsore, që kontribuojnë në rritjen e lirisë njerëzore. Prandaj, ndryshimi në shoqëri është koncept bazë i zhvillimit, duke nënkuptuar më këtë mos kthimin në standardet e arritura, pra moslejimin në kthimin në status quo-n e arritur paraprakisht.
Konsideroj, se zhvillimet post elektorale aktuale në Kosovë, e qesin në pah një situatë të këtillë të reflektimit e cila na shpie drejt zgjidhjeve të reja, kahje kjo e cila do të e tejkalonte stadin aktual të bllokadave të ndërsjella në sistemin politik në Republikën e Kosovës. Fakti se gjendemi në një situatë ku forma juridike e një shteti, në këtë rast Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk e kënaqë përmbajtjen elektorale e cila kushtimisht supozojmë se është idealisht homogjene, në dukje të parë na bën të mendojmë se Demokracia është në krizë. Por, konsideroj se kjo nuk është kështu, pasi që sistemi demokratik në fakt është një konflikt i pandërprerë social, i cili shpie kah ndryshimi dhe zhvillimi pozitiv. Ne duhet të mësohemi me këtë.
Të jem i qartë, kur e përdori fjalën konflikt, mendoj në konfliktin konceptual, vlerorë dhe ideorë, i cili ngjanë realisht në një shoqëri të hapur, dhe si i tillë ka rol në kornizimin, dhe me këtë edhe në të kuptuarit e një shoqërie të lirë dhe demokratike, ku akomodimi i shoqërisë rrjedh apo derivon nga antagonizmi permanent i segmenteve shoqërore. Në këtë rast segmenteve politike. Fakti se kemi një Kushtetutë e cila nuk i sqaron disa momente konkrete apo teknike, nuk do të thotë se është ndonjë mangësi e madhe.
Në fakt asnjë Kushtetutë nuk jep sqarimet për të gjitha momentet konkretë të cilat mundë të dalin në pah në një shoqëri, apo entitet të organizuar politiko juridik. Aq më tepër, kjo duhet yë vlejë në Kosovë, e cila është vetëm ne fillet e para të saj. Një ndër principet bazë të të kuptuarit të Demokracisë, konsideroj se është koncept i derivuar nga Revolucioni Borgjez Francez ” Me rend kah progresi”. Progresi konkretisht nënkupton rritjen e domenit të lirisë njerëzore.
Çka do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se liria njerëzore është qëllimi më i lartë i një shoqërie demokratikë. Natyrisht se ka dallime në nivelin individual dhe kolektiv të të konceptuarit të lirisë. Si e tillë, Kushtetua e një vendi është aspekti statik i një shoqërie, një lloj skeleti i saj. Proceset shoqërore, paraqesin ndryshimin, e ndryshmi shoqërorë është modifikimi i shoqërisë, me këtë rast edhe i Kushtetutës, e cila bëhet për çfarëdo përmbajtje sociale e politike e cila e rritë dimensionin dhe kualitetin e lirisë. Individuale dhe kolektive.
Si i këtillë, koncepti i lindur me Revolucionin Borgjez Francez”Me rend kah progresi” nënkupton se forma e një shoqërie, pra Kushtetuta, duhe të respektohet nga një shoqëri e organizuar politiko-juridike për aq sa ajo nuk behet barrë për stagnimin e proceseve të cilat na shpiejnë drejt rritjes së kualitetit të lirisë. Ashtu sikurse rritja e lirisë njerëzore nuk mund të bëhet jashtë çfarëdo kornize juridike, sado që e njëjta mundë të mos i kënaq ë nevojat e një shoqërie. Kjo sepse, ndryshimi shoqërorë, por edhe politik jashta çfarëdo kornize juridike nënkupton krijimin e precedaneve, e me këtë edhe rrëshqitjen në turbulenca socio politike, apo dis-funksionalitete sociale.
Duke qenë se Demokracia paraqet atë formë të organizimit social ku njeriu, liria dhe ruajtja e jetës paraqesin vlerën më të lartë të saj, një lloj qëllimi në vete (per se) ky i Demokracisë,rrjedhimisht edhe dalja nga situata, në dukje dhe deklarativisht bllokuese, e spektrit politik pas elektoral në Republikën e Kosovës, sado e pa shpresë nga aspekti i pritjeve racionale, duke marrë parasysh deficitet e mëdha argumentuese puro-juridike në të dy anët e kësaj situate, konsideroj se mundë të zgjidhet me një maturi dhe vullnet të duhur politik, duke marrë kordinatat e një përcaktimi për të iu përmbajtur aspeketve aktuale juridiko kushtetuese, sado të mangëta të jetë në njëjtat, pra duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por duke e marrë edhe guximin për të e ndryshuar atë.
Natyrisht, se në qoftë se, në një situatë hipotetike, jemi në një situatë kur mazhoranca kushtetuese nuk mundë të e realizoj një qeveri funksionale, atëherë duhet që këto zgjedhje në tërësi të tejklohen, duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja, duke korrigjuar me këtë rast situatën e koalicioneve parazgjedhore, dhe kështu duke kontribuar në krijimin e një fotografi me të qartë mendore, pra edhe politike, për në zgjedhjet e ardhshme. Solipsizmat dhe antinomitë juridike nuk na ndihmojnë të dalim nga kjo situatë. E kuptoj se është e mundimshme për të i menduar prapë zgjedhjet, fushatat, premtimet, emisionet e mërzitshme debatuese politike, por një gjë është e sigurte. E ajo është fakti se sistemi demokratik, duhet të të jetë në gjendje të paguaj çfarëdo çmimi, vetëm e vetëm për të pushtuar qoftë edhe vetëm pak dimensionin e lirisë njerëzore dhe humanizmit.
Me gjithë varfërinë që kemi ne në Kosovë, konsideroj se është më mirë të i humbim edhe dhjetë apo edhe njëzetë milion, dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, se sa të e kemi edhe vetëm një, largë qoftë, viktimë të vetme, si rezultat i mos-harmonizimit të formës juridiko-konstitucionale dhe përmbajtjes politike e cila ka derivuar në këtë Qërshorë. A nuk thamë se liria është vlera më e lartë të cilën e synon Demokracia?
Duke mos qenë i involvuar në asnjë grupacion politik, më lejoni të e projektoj një dëshirë timen të cilën e cilën, le ta quaj se është kontrapunkt i premtimeve elektorale që derivuan nga partitë politike në këto zgjedhje elektorale. Pra le të synojmë që shoqërisë sonë të i japim, së paku gjysmë shekulli, pse jo edhe më shumë, paqe dhe stabilitet social, pra shmangie nga konfliktet dhe represioni. Thjeshtë, kjo për shkakun se së paku në 150 vitet e fundit kjo nuk ka ngjarë asnjëherë. Do të jetë ky një kualitet i përjetuar për herë të parë nga shoqëria shqiptare në Kosovë. Për këtë duhet vetëm pak empati nga ata që janë aktorët e kësaj situate post elektorale. Liderët ./2L ONLINE/