/2L ONLINE/ – Ish kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, deputeti aktual Ismajl Kurteshi ka vlerësuar se zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt ishin një proces i rëndësishëm që ka përfunduar mirë e që u karakterizuan me rritje të numrit të anëtarëve dhe aktivistëve të ri, me zgjedhje demokratike dhe me respektim të procedurave deri në detale.
“Zgjedhjet e brendshme që filluan në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan me dy maj 2016 u përmbyllen sot me 17 korrik. Zgjedhjet në 33 pikat që u organizuan brenda 2 majit dhe 17 korrikut 2016, u karakterizuan me rritje të numrit të anëtarëve dhe aktivistëve të ri, me zgjedhje demokratike dhe me respektim të procedurave deri në detale. Gara e tre kandidatëve për kryetar të Qendrës që është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme, dëshmoj një kulturë të lart të kandidatëve si dhe potencialin kadrovik që e ka Qendra për ta udhëhequr me sukses jo vetëm Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe Komunën e më gjerë”, ka thenë ai.
Sipas Kurteshi, zgjedhja e Kryesisë së Qendrës sot shënuan fundin e këtij procesi zgjedhor në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto struktura që kanë dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike janë garanci për rritjen e vazhdueshme të fuqisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Fitueses së garës për kryetar të Qendrës, znj. Besa Baftiu, i uroj punë të mbar e suksese, kurse dy kandidatët e tjerë për kryetar të Qendrës i përgëzoj për fushatën e mirë e qëndrimin dinjitoz dhe ju dëshiroj suksese në angazhimet e tyre në Qendrën e VV-së dhe Këshillin Qendror të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fund i falënderojë strukturat e gjertanishme që e udhëhoqën Qendrën me sukses për angazhimin e tyre dhe për përkrahjen e madhe që ma dhanë gjatë viteve sa unë e kam udhëhequr Qendrën. Aktivistëve dhe anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ua uroj përfundimin me sukses të zgjedhjeve të brendshme që po sa përfunduan, pas të cilave na presin shumë punë të rëndësishme që do t’i bëjmë bashkë për Gjilanin dhe Kosovën”ka thenë Kurteshi. /2L ONLINE/