• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Një prishje, një dritare!

Redaksia 2LONLINE 7 Shkurt, 2022 5 min
 Një prishje, një dritare!

Shkruan: Arsim Kastrati

SHBA-të nuk kanë asgjë kundër Serbisë. Përkundrazi gjatë dy luftërave botërore luftuan në të njëjtën anë, për të vazhduar me marrëdhënie të mira pas prishjes së Titos me Stalinin më 1948 e deri te vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, vitet e Milosheviqit!

Edhe në këtë kohë SHBA-të nuk kishin asgjë kundër Serbisë, ishte vet politika serbe me Milosheviqin në krye që i ftohu raportet me Amerikën dhe vendet tjera të NATO-s duke iu afruar gjithnjë e më shumë Rusisë, interesat e së cilës në Ballkan e gjetiu, ishin dhe janë edhe sot e kësaj dite, në kundërshtim me interesat e NATO-s.

Rreshtimi pro rus i politikës serbe në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ishte rrethanë fatlume dhe përcaktuese për fatin e shqiptarëve e Kosovës.

Në këto rrethana të favorshme inteligjencia shqiptare e kohës, rinia dhe tërë populli i Kosovës, vepruan drejtë, duke trokitur në dyert e politikës amerikane dhe evropiane për ndihmë dhe aleanca.

Me aq fuqi sa kishte ky popull duke qëndruar në rrugën e duhur dhe duke mos i ikur sakrificës, e përjetoi lirinë e pritur me shekuj.

Por, po të mos prishej Serbia me Amerikën dhe Evropën a do të ishim çliruar ne?

Sot Serbia me vendet Evropiane raportet i ka goxha të mira, dukshëm më të mira se sa Kosova dhe Shqipëria.

As me Amerikën keq nuk e ka, vetëm se Amerika sigurisht, dëshiron që Serbia ti afrohet më shumë asaj dhe Evropës dhe t’i shmanget pak më tepër ndikimit të Kinës dhe Rusisë, në radhë të parë.

Një grup politikanësh me rëndësi në Amerikë i paskan shkruar letër administratës së presidentit Biden duke e nxitur atë që të angazhohet në favor të interesave të politikave të Serbisë.

Nëse rastësisht Serbia politike distancohet sadopak nga Rusia dhe anon nga politika evropiane dhe ajo amerikane dhe nëse mbetet kokëfortë karshi problemeve me vendin tonë, a mund të na hapen telashe të reja?

Nëse prishja politike e fundshekullit të kaluar e Serbisë me Evropën dhe Amerikën e krijoi terrenin e favorshëm për çlirimin dhe fillimin e shtetndërtimit të Kosovës, përmirësimi i dukshëm i raporteve të Serbisë me Amerikën dhe distancimi nga Rusia, çka do të thoshte për fatet e Republikës së Kosovës?

Me Evropën tashmë u pa dhe po vazhdon të shihet, sado që ajo mund të deklarohet ndryshe, animin e saj për Serbinë vetëm qorrat s’e shohin.

E politika e Kosovës, viteve të fundit, në disa raste e ka injoruar dhe ka vepruar përkundër këshillave, insistimeve dhe interesave të politikës amerikane për disa çështje tashmë të njohura për publikun e gjerë.

Thuaja se jemi çliruar vetë, thuaja se e kemi krijuar vet shtetin, thuaja se njohjet e tij i kemi siguruar ne vet, thuaja se e mbrojmë integritetin territorial dhe sovranitetin politik vet!!!

Jo, jo, të gjitha këto i kemi në saje të ndihmës së Amerikës. Deri kur?

Asgjë nuk është e përhershme, “panta rei”!   /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Amerika Arsim Kastrati Kosova Opinion Serbia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023
Gjilan

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe

26 Shtator, 2023
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com