DYLON

Një praktikë e mirë dhe e rrallë e hafëz Shabanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Derisa lexoja një libër të hoxhë Jakup Asibit, ku mes tjerash,  brenda saj,  në një paragraf shkruante,  të nderuar vëllezër, në xhuma  mos shkoni pa fleta dhe lapsa. Thënë realisht më bëri tepër përshtypje dhe fillova ta analizojë këtë thënie të tij. Eh, thashë me vete, ky qenka hoxhë vizionarë. Këso lloj hoxhe na nevojiten, duke e ditur se arsimimi i shqiptarëve viteve të fundit  gjithnjë e më shumë po rritej. Edhe përkundër që çdo person që shkon me nijet të mirë në Xhami për të falur xhumanë dhe për të ndjekur ligjëratën e imamit, duhet pranuar se çdo detaj dhe çdo fjalë e imamit është vështirë të mbahet në mend, prandaj lapsi dhe fleta për të marrë eventualisht ndonjë shënim të vaizit nga imami domosdoshmërish të bën më të kompletuar rreth të kuptuarit të asaj teme. Me zhvillimin e teknologjisë, sot kushtet  për punë janë shumë më të mira, se dikur, por lypset vetëm përkushtim, dashuri, vullnet dhe seriozitet për  punë.

Pa dashje për të thur elozhe për punën dhe përkushtimin e hoxhë Shaban Muratit, imam i Xhamisë në lagjen Dardania  në Gjilan, është gatishmëria, serioziteti, dëshira, dashuria  dhe profesionalizimi i tij, veçmas për ditën e Xhuma, i cili tashmë ka kohë, që temën e Hytbes së xhumasë, pas çdo përfundimi të saj, të shkruar në kompjuter dhe të shtypur e shpërndan për tërë xhematin, si kundër që më pas po të njëjtën temë- shkrim  edhe e poston  në rrjetin social Facebook. Ajo çka është për të çmuar në këtë temë, e cila jepet në letër është e shkruar në gjuhën shqipe dhe më një formulim logjik e për të mos thënë pas asnjë gabim drejtshkrimor, ndonëse ka aty këtu, por numër shumë shumë  i vogël.

EkoHigjiena

Çdo temë përveç që ka fillimin, ka edhe shtjellimin, madje ka edhe shembuj shumë konkret, ku me një mjeshtri të rrallë hafëz Shabani i rrëfen dhe i zbërthen ata shembuj sa të vërtetë edhe aq interesant. Dhe si gjithmonë,  si do temë tjetër e çdo fushe, edhe tema e Hytbesë së xhumasë ka mesazhin e vetë, përmes së cilës artikullshkruesi i saj mundohet të përçojë drejtë dhe në vend të duhur porosinë e  Zotit të Madhërueshëm.

Pavarësisht se  xhemati, veçanërisht   i xhumasë në Xhaminë e Dardanisë, është mjaft i ngritur intelektualisht, këtë rrugë të hafëz Shabanit  duhet ndjekur edhe hoxhallarët-imamët tjerë, për faktin se gjithçka që është e shkruar mbahet më lehtë në mend dhe është një kulture krejt tjetër e dijes. Si kundër që atë fletë,  mundet çdo kush ta lexojë në shtëpi, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur për ta dëgjuar vaizin e Hytbes së xhumasë. A nuk është kjo një strategji e mirë e planifikuar, për t’ua mundësuar edhe atyre që nuk kanë qenë fare  në xhuma,  për të ditur se çka ka thënë filan hoxha në xhami.

Nuk duhet të ndihemi të ngushtë, por përkundrazi  për punën e mirë, nga kushdo qoftë  që është, duhet pranuar, përgëzuar, përuruar dhe dëshiruar sukses të mëtutjeshëm në avancimin e dijes,  kreativitetin, idetë dhe  vullnetin e mirë për punë. S’ka dyshim,  vërtetë praktikë e mirë e tij.  Zoti e  Shpërbleftë!

Fehmi Sylejmani, mësimdhënës i Matematikës