DYLON

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, një tjetër i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, një tjetër i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 24.06.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B., nga Belgjika për në Kosovë. I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Po ashtu, sot më 24.06.2026, rreth orës 13:45, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimi e shtetasit gjerman A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore., thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.