DYLON

Një përmendore letrare shkollës shqipe në Kokaj

Një përmendore letrare shkollës shqipe në Kokaj
Avatar photo Redaksia

Në veprimtarinë e dytë me radhë të Manifestimit me kohëzgjatjen më të madhe në Kosovë, edicionin e nëntë të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, u përurua romani i parë i Halit Halitit, bashkëkombas i yni që jeton, vepron dhe krijon në Zvicër qe tri dekada.

Për vlerat e lirbit folën Ilmi Rexhepi, në cilësinë e redaktorit, Nexhat Rexha, si kritik letrar e Abdylhakim Shaqiri. Fragmente nga libri deklamoi artistja e skenës, Xhezide Selimi, kurse veprimtarinë letrare përuese e udhëhoqi bashkë me një fjalë hyrëse, Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubit “Beqir Muysliu”.

Libri i parë i profesorit të orientalistikës, Halit Halitit, u tha se është një dokumentim besnik, i shkruar në vetën e parë, për ngritjen e një shkolle në gjuhën shqipe gjatë viteve gjashtëdhjeta në fshatin Kokaj, thellë maleve të Karadakut, në lindje të Gjilanit, ku autori, përmes një rrëfimi edhe në detaje, i ngrit një përmendore letrare kësaj foleje që vazhdon të përhapë dritë e dije akoma.

EkoHigjiena

Kjo veprimtari, si dhe Hapja e edicionit të nëntë të këtij Manifestimi, u zhvillua në Bibliotekën e re të qytetit, përkatësisht në Sallën e Konferencave.

Veprimtaria vijuese e “Vjeshtës letrare të Gjilanit mbahet më 27 tetor ku siç është paraparë, do të përurohet vepra më e re publicistike e z. Izmi Zeka, aktualisht zëvednësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.