Deklaratës së Ministrit të Punës dhe Mirëqenjes Sociale, zotit Abrashi; “keqpërdoruesit më të mëdhenjë të pensioneve janë të gjithë pensionistët e jashtëm që marrin pensione atje edhe këtu…”, dëshiroj t’i përgjigjem si mërgimtar e jo si analist politik. Në vend të kësaj deklarate skandaloze, ministri Abrashi ishte dashur të mendoj ndonjë veprim ndryshe për të nderuar mundin, djersën dhe gjakun e mërgimtarëve për lirinë që sot po e gëzojmë.
Në mos materialisht, së paku simbolikisht ishte dasht të nderoj me mirënjohje të gjithë pensionistët e mërgatës sonë, për mundin dhe dashurinë, paratë dhe mallin që kurrë s’e kursyen për vendlindjen, për vendin ku u lindën e rritën. Ata apo bijtë e tyre lanë gjymtyrët e trupit dhe dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
Si pjestar i mërgatës së viteve të ’90-ta, me përgjegjësinë me të madhe deklaroj se, ndihmat e mërgimtarëve ndaj atdheut të tyre, nuk kanë munguar asnjëherë, para, gjatë dhe pas luftës,…atë botë, shefi i jauj zoti Abrashi dhe Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ishte Ministër i Financave në Qeverinë në ekzlil apo siq i thonin ndryshe “Qeveria e Bukoshit”,…ishte grumbulluesi më i madhë i parave (djersës) së mërgimtarëve.
Eshtë tepër e ndjeshme për secilin mërgimtar të atyre viteve, kur dëgjon një Ministër të Qeverisë së Isa Mustafës sot (PDK-LDK) të merret me “mashtruesit” nga Diaspora, që gjoja Kosovës po ia dëmtojkan buxhetin, ngase po marrkan pensione moshe edhe pse nuk jetojnë në Kosovë!
Nëse nuk e din zoti Abrashi, le ta pyet shefin e tij , me siguri do t’i tregon cili ishte premtimi i Qeverisë në ekzil ndaj mërgimtarëve (pensionistëve të sotëm) në prag të maxi aksionit “Hua për Republikën e Kosovës”.
Secilit mërgimtar varësisht prej shumave, ju kishin shpërndar “Bona Fiskal”, të quajtur ndryshe “hua për shtetin” në vlerë nga 1000 DM e tutje, nën premtimin, se pas çlirimit secili që jepë sot për shtetin, nesër në Kosovën e lirë do të ketë mundësinë e tërheqjes së këtyre parave në Bankat e shtetit!
Pavarësisht atij premtimi, deri më sot, asnjë mërgimtari nuk i ka shkuar mendja të kërkoj një gjë të tillë nga shteti, jo pse nuk e meritojnë,…por, për arsyen tjetër, se kjo ishte më e pakta që dhanë për shtetin në krahasim me ata që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për lirinë e vendit.
Asnjëri nga mërgimtarët nuk jemi duke kërkuar dëmshpërblim nga shteti, por jemi duke kërkuar trajtim dinjitoz e jo plaçkitje të organizuar duke filluar nga pikat kufitare e deri tek nxjerrja e dokumenteve zyrtale (haraçi qeveritar), e aq më pak mërgimtarët nuk i meritojnë fyerjet e llojit të tillë çfarë i ra ndërmend zotit ministër Abrashi.
Zoti ministër, neopensionistët nga mërgata nuk janë dëmtuesit e buxhetit të shtetit, as keqpërdoruesit e pensioneve siq i quani ju! Me bindjen më të thellë ju themë, të gjithë ata që i gëzojnë ato pak mjete nga shteti për të cilin dhanë aq shumë gjatë jetës së tyre në mërgim,…ato mjete nuk i shfrytëzojnë vet, por ua ndajnë vllëzërve të tyre me gjendje të vështirë socio-ekonomike, që i sollët ju me keqqeverisjen tetvjeqare në shtetin e lirë dhe të pavarur.
Andaj, ju zoti ministër Abrashi, me deklaratën tuaj skandaloze keni fyer jo vetëm pensionistët, por qindëramijëra mërgimtar kudo nëpër botë,…keni prekur thellë në ndjenjat e tyre shpirtërore.
Unë, që po ua shkruaj këta rreshta, nuk jam pensionist dhe as që jam në fazën e pensionimit,…edhe 15 vite, nëse jam gjallë për ta pritur atë ditë, ju dhe qeveria e juaj as që do të përmendeni që keni ekzistuar ndonjëherë, do të vijnë njerëz më të mençur dhe më përgjegjshëm se ju!
Por, tani do të ishte në nderin e juaj, t’iu kërkoni falje të gjithë mërgimtarëve, e në veqanti pensionistëve të apostrofuar në deklaratën tuaj, në të kundërtën, pasardhësit e juaj do ta gjejnë të shkruar diku me shkronja të zeza emrin tuaj dhe qeverisjes së i përkisni.
Sipas asaj që ministri Abrashi e thotë, se buxhetin e Qeverisë së Kosovës po e dëmtuakan pensionistët e diasporës?!
Po harron, ose nuk e din ministri, se pikërisht këta pensionistët e sotëm e mbajtën gjallë jetë institucionale në Kosovë për një dekadë rresht, e ndihmoi çlirimin e vendit dhe rindërtimin e pasluftës,….me ndarjen e kafshatës së tyre, e ndihmuan një popullatë të tërë në Kosovë për të mos u gjunjëzuar para varfërisë dhe dorëzuar para regjimit okupues serbosllav.
Mbase në fillimvitet e ’90-ta, ju zoti ministër keni qenë në moshën e fëmijërisë, ndoshta keni qenë të pasur e nuk e keni djerë peshën e varfërisë,…prandaj nëse nuk keni ndëgjuar për aksionin humanitar të vitit 1990 në Kosovë të titulluar; “Familja ndihmonë famijlen”, pas largimit të puntorëve me dhunë nga vendet e punës, e në veqanti nga gjiganti ekonomik “Trepça”, ku u rrezikuan nga varfëria ekstreme mijëra familje Mitrovicase,….ishin paratë e neopensionistëve nga mërgata që ushqyen dhe mbajten gjallë familjet në qytetin tuaj dhe mbarë Kosovën, jo për një muaj të vetëm por për disa vite rresht.
Kam edhe dhjetëra shembuj të tjerë që mund t’iu ilustroj për kontributin e vazhdueshëm të pensionistëve të po ua “dëmtojnë” buxhetin e shtetit, por hapsira mediatike nuk më lejon të shkoj tutje i nderuari ministër.
Pensionistët e diasporës, siq i quani ju zoti ministër Abrashi bashkatdhetarët, nuk kanë shtëpi tjetër pos Republikës së Kosovës, në shtetët përëndimore kanë qënë, janë dhe do të jenë përherë banor të përkohshëm të atyre vendeve.
Andaj, askush nuk e ka të drejtën ta përjashtoi mërgatën nga shtëpia e vet, në këtë rast, as ju zoti ministër Abrashi. Tërheqja e asaj deklarate skandaloze dhe kërkimfalja ndaj mërgimtarëve të pensionuar me qendrim të përjetshëm në atdheun e tyre, përveqse akt moral, do të ishte edhe satisfaksion shpirtëror për ta.
Nëse vërtetë, ju ministërAbrashi dëshironi ta gjejë adresën e vërtetë të keqpërdorimeve dhe dëmtimit të buxhetit të shtetit, mund ta kërkoni duke filluar nga fondet e përiudhës së ludtës (tek 3 %-shi dhe fondi “Vendlindja thërret”) e deri tek korrupsioni i lartë qeveritar, akterët e të cilëve sot janë milionerë dhe multimilonier në Kosovën e varfër.
Dhe s’ka si të mos u vjen zhgënjimi i madh mërgimtarëve nga paradoksi, kur i shohin së bashku bartësit e këtyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar njëri-tjetrin si më parë, por duke bashkëqeverisur (zhvatur buxhetin e shtetit) prapë në kurriz të populli të varfër.
Mbase ju ministër Abrashi, nuk e keni provuar në lëkurën tuaj, e të qënurit mërgimtar. Çdo pikë djerse e mërgimtarit është pikë gjaku e derdhur në dheun e huaj. Andaj keqpërdorimi i djersës së mërgimtarëve është i barabart me keqpërdorimin e gjakut të dëshmorëve.
Në asnjë rrëthanë, keqpërdorues të buxhetit të shtetit nuk mund të bëhen ata që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit, por është e kundërta, keqpërdorues dhe zhvatës të buxhetit të shtetit janë një pjesë e konsiderueshme e pushtetarëve aktual dhe argatët e tyre, që kurrë nuk kanë dhënë asgjë për lirinë e shtetit të tyre.
Prandaj, zoti ministër Abrashi, leni të qetë pensionistët nga mërgata, mos tentoni t’i privoni nga një e drejt, sa e ligjshme po aq edhe e natyrshme, leni t’i kalojnë të lumtura vitet e fundit të jetës së tyre, ashtu siq e meritojnë në shtetin për të cilin punuan dhe kontribuan gjatë gjithë jetës së tyre, në vendlindjen e tyre, aty ku e gjejnë prehjen më të qetë. /2L ONLINE/