DYLON

Një orë mbi biçikletë, ja çfarë efektesh i sjell trupit tuaj

Avatar photo Redaksia

Nga ana e ushtrimit fizik dhe përmirësimit të gjendjes mendore që sjell pedalimi i biçikletës mbetet ushtrimi numër 1 ndër të gjithë ushtrimet (po po, edhe shumë më i mirë se ecja dhe vrapi!!).

Më poshtë ju sjellim në mënyrë kronologjike çfarë i ndodh trupit dhe mendjes tonë në 60 minuta pedalim me biçikletë.

EkoHigjiena

10 minutat e para

Një sens lirie “pushton” trupit tuaj. (100% e sasisë së rekomanduar ditore). Në mënyrë të menjëhershme ju do të lumturoheni nga kënaqësia e madhe që po ndjeni duke pedaluar.

20 minuta

Shijimi i pedalimit arrin kulmin duke shkaktuar një “shpërthim” të aktivitetit. Trupi juaj po nxjerr jashtë tij cortisol, hormonin që shkakton stresin dhe që pengon gjumin e thellë dhe rigjenerues.

40 minuta

Gjaku qarkullon lirshëm dhe sasia e oksigjenit në tru është rritur ndjeshëm. Vazhdoni të buzëqeshni sepse nëse do të pedaloni kaq gjatë për 5 ditë në javë ka shumë mundësi që të përgjysmoni ditët të cilat do të jeni sëmurë.

45 minuta

Serotonin dhe endrorphins do të çlirohen në gjak duke ndihmuar në përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Kjo do të shoqërohet me një humor të lartë dhe përjetim të momenteve të shkëlqyera.

60 minuta

Me çdo kilometër që po përshkoni po ndihmoni në përgjysmimin e mundësisë që të goditeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ato të cilët nuk ushtrojnë pedalim me biçikletë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.