• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Një nxënës, një dollap

Redaksia 2LONLINE 24 Mars, 2023 3 min
 Një nxënës, një dollap

Sot në ambientet e Shkollës së artit pamor “Adem Kastrati”, është përuruar projekti më i ri i shkollës, “Dollap për secilin nxënës të shkollës”, i cili ka për të mundësuar lehtësira për nxënësit e kësaj shkolle, pasi ata, nga sot, disa nga materialet didaktike e mjetet tjera të punës nuk do të kenë nevojë t’i bartin nëpër çantat e tyre.

Roland Masurica, drejtor i shkollës, para të pranishmëve ka thënë se shkolla e arti pamor po prekë standardet bashkëkohore.

“Ngjarja e sotme ka të bëjë me afirmimin e të mirave që ofron shkolla jonë për gjeneratat e reja që si orientim zgjedhin shkollën e arteve pamore. Mund të themi se tashme shkolla e arteve pamore ‘Adem Kastrati’ në Gjilan, është model i të arriturave të veçanta, ku jo rrallë herë ishim edhe protagonist të ngjarjeve inovative. Shkolla tashmë gëzon kushte pakrahasimisht më të mira se vitet e kaluara. Falë angazhimit menaxherial të shkollës, tash kemi krijuar ambiente tërheqëse të cilat ndikojnë në konkretizimin e mësimit dhe e bëjnë atë me atraktiv për nxënësit”, ka thënë ai duke shtuar se plotësimi i standardeve është sfidë dhe detyrim i vazhdueshëm.

Ndërsa, Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka përgëzuar drejtuesit dhe nxënësit e shkollës  për të mirat që gëzojnë ata dhe të arriturat në përgjithësi.

“Drejtoria Komunale e Arsimit do të vazhdojë të furnizoj me dollap individual edhe shkollat tjera, fillimisht ato të ciklit të ulët, e pas tyre edhe të cikleve tjera në mënyrë që nxënësve tanë t’ju krijohen kushte më të mira mësimi, gjatë kohës sa janë në shkollë”, ka thënë ajo.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues të shkollës , përfaqësuesit e Këshillit Rinor, profesorë e nxënës të shkollës.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Albana Demiri Gjilan një dollap Një nxënës rekomandojmë Roland Masurica Shkollës së artit pamor "Adem Kastrati"
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com