DYLON

Një ndeshje e fortë, por vetëm me një pikë të fituar!

Një ndeshje e fortë, por vetëm me një pikë të fituar!
Avatar photo Redaksia

Sonte, KV Drita zhvilloi një përballje tejet të fortë dhe emocionuese, e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2 në sete në favor të KV Ferizaj.

Ishte kjo ndeshja e radhës në Raiffeisen Superligës A, të Kosovës në Volejboll, që gjilanasit nuk arritën ta fitojnë, por dy setet e fituara ia sigurojnë një pikë.

EkoHigjiena

Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Xhiro 10
Ferizaj 3–2 Drita
Setet: 25–21, 25–27, 25–21, 16–25, 15–13

“Megjithatë, djemtë tanë treguan zemër, karakter dhe lojë të bukur deri në fund. Çdo set ishte luftë e vërtetë dhe dëshmi e përkushtimit që kemi si ekip. Krenarë për paraqitjen dhe për shpirtin garues që nuk mungon kurrë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KV Drita. 

Përndryshe, KV Drita, me 21 pikë dhe 7 fitore, zbret në pozitën e tretë, por mbetet fuqishëm në garë për kreun. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.