DYLON

Një muaj paraburgim të pandehurit për dëmtimin e xhamisë në Velekincë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të pandehurit B. V.. I pandehuri me datë 14.08.2016, ka arritur të ngjitet lartë në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit dhe më pas filluar shkatërrimin e saj. Pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i pandehuri është arrestuar.

Me këto veprime B. V. dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pronës nga neni 333 paragrafi 3 dhe 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.