DYLON

Një muaj paraburgim për të pandehurin Z.Rruga

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Gjyqtari  i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Z. Rruga, cakton masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej1 (një) muaji.

I pandehuri Z. Rruga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe rrezikim i trafikut publik, nga neni 378 paragrafi 3 të KPRK-së.

EkoHigjiena

I pandehuri Z. Rruga është arrestuar me 23 shkurt.  Sipas policisë pas ekzaminimit detal të veturës  së tij në brendësi të saj janë gjet rreth 54 kg, (53.740 kg) substance e cila dyshohet të jetë narkotik e llojit Mariuhanë.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.